onsdag 25 november 2009

Ftesë për bashkëpunim

Tash si kurr më parë po ndjehet nevoja e komunikimit poetik e letrar ndërmjet krijuesve shqiptarë në Suedi dhe në gjithë vendet nordike. Si nxitje për krijuesit shqiptarë këndej ka shërbyer dhe vazhdon të bëjë kështu Festivali i Poezisë që njëherë në vit mbahet në Malmë të Suedisë, por edhe ndonjë përpjekje tjetër e njerëzve ideal sipas kushteve që ju afron ambienti ku jetojnë dhe punojnë.

Por shqiptarët si komunitet migrues në Suedi ende nuk posedojnë ndonjë gazetë apo revistë të veten të përhershme në nivel vendi. Ndaj duke dashur që sado pak të plotësojmë këto nevoja shumë të mëdha të takimit të letrarve, po nis këtë lloj logu preznetues dhe kuvendues ku do të mund të botojmë poezitë e krijuesve që do të jenë të interesuar ti botojnë punimet e tyre këtu. Logu do të jetë i hapur edhe për krijime tjera letrare, të të gjitha formave të mundshme.

Ideja është që në t´ardhmen kjo ide të rezultojë në një revistë të vërtetë letrare.
Punimet mund ti dërgoni në adresën elektronike: shyqeri@yahoo.com

Shuquri Sejdijaj

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar